Për pak sa nuk e largova atë vajzë nga Islami! Ngjarje tronditëse?!

Homeartikuj

Për pak sa nuk e largova atë vajzë nga Islami! Ngjarje tronditëse?!

Dua t’iu tregoj një histori,ështe pak e turpshme në të vërtetë.Para disa ditëve e ftuam një Hoxhë nga Britania e madhe për të ardhur dhe për të na dhë

Ja se si arrin magjistari te bej magji nepermjete ketyre kushteve
Historia e Ibrahimit alejhi selam kur e hodhen ne zjarr
3 mirësi qe duhet ti besh ne diten e xhuma

Dua t’iu tregoj një histori,ështe pak e turpshme në të vërtetë.Para disa ditëve e ftuam një Hoxhë nga Britania e madhe për të ardhur dhe për të na dhënë ne një fjalim në vendin ku unë jetoja.Unë dhe miqtë e mi ishim duke qëndruar jashtë sallës dhe po shikonim njerëzit teksa vinin dhe mbushnin ulëset e sallës.Një vajzë e re,e veçantë qëndroi para meje për arsye të gabuara.Ajo kishte veshur rroba shumë të ngushta.

Fytyra e saj ishte plot grim dhe kishte vëne një shami gjysëm të mbuluar.Dhe duke ardhur në këtë Event që është për ditën e gjykimit,isha i mbushur me zemërim. U drejtova nga shokët e mi dhe ju thashë:Çfarë nuk shkon me këtë vajzë? A ka kjo vajzë respekt ndaj Zotit që është veshur në këtë lloj forme ekstreme? Vërtet kjo vajzë në këtë lloj forme shkon në të gjitha vendet? Pse ajo vendosi të vishej në këte lloj forme dhe nuk ka turp që vjen në këte Event Islam?! Në atë çast më goditi një nerv për disa arsye.Madje unë mendova qe ti shkoj dhe ti them asaj:Pse ke ardhur këtu e veshur në këtë mënyrë provokuese?!A nuk e di që ky është një Event Islam?!A nuk e di qe kjo nuk është mënyra që ti duhet të visheshe?! Në atë çast shokët e mi më ndaluan dhe më këshilluan për të duruar.Hymë sëbashku me shokët brenda sallës dhe Hoxha e hapi fjalimin e tij.

Ishte një fjalim i bukur,prekës dhe me plot dobi.Në fund të fjalimit dikush u ngrit në skenë dhe i dha Hoxhës një copë letër.Hoxha e hapi atë letër në skenë dhe e lexoi.Me emocion dhe lot në sy tha:”Të nderuar Besimtarë dhe të gjithë ju pjesmarrës! Me lejoni t’iu them që në këtë Event janë dy femra Jo-Muslimane që duan të vijnë në skenë dhe të thonë Shehadetin për ta pranuar Islamin. I habitur, dhe plot kurioz për të parë se kush ishin këto vajza?! Para skenës del ajo vajzë që unë isha shum kritikues ndaj vetes time.Ishte vajza që doli para nesh në atë lloj forme të veshjes së saj.Ishte vajza që unë gjykoja.Ajo hypi në skenë dhe me lot në sy tha shehadetin dhe pranoi Islamin.Të gjithë filluan të madheronin Zotin,të gjithë u emocionuan,por unë u ndjeva si llum i botës,u ndjeva njeriu më i ulët që jeton në tokë.Thashë me veten time:”Vallë kush jam unë që të gjykoj këtë vajzë?! Nuk e kisha idenë se kush ishte ajo,apo në cilën fazë të Besimit ishte ajo?Apo çfarë ajo di për Islamin?, sepse ajo nuk ishte

Muslimane.Diçka më serioze më erdhi në mendjen time dhe i turpëruar thashë: Vallë çfarë do të ndodhte nëse do të shkoja t’i flisja asaj në ate lloj forme aq shum i zemëruar? Por harrova se zemërimi vjen nga shejtani i mallkuar.Çfarë do të ndodhte me gjithë atë zemërim?!Të shkoja tek ajo vajzë dhe ti thoja si mund të vish në këte Event Islam kështu e zhveshur dhe skandal dhe barrë për shoqerinë njerëzore?! Çfarë ndikimi do të kisha?! Jam i bindur që unë ndoshta do të isha arsyeja që kjo vajzë do të largohej nga ky Event.

por madje do largohej dhe nga Islami. Mendoja me vete se unë jam Musliman më i mirë se ajo! Por,jo! Në fund të natës Allahu më tregoi të kundërtën që ishte e vërtetë.Kur dikush thotë Shehdatetin dhe pranon Islamin,Allahu i fshin të gjitha veprat e keqija dhe ja u kthen atyre në sevape dhe vepra të mira.Pra nga fundi i natës,gjithë ajo çfarë kishte në peshore ishin vepra të mira dhe nuk i ngeli asnjë veper e keqe.Por unë akoma kam të mijat.Ajo vajzë u largua atë natë shum herë me Muslimane e mirë sesa unë. Për hir të Zotit ju këshilloj vëllezër dhe motra se ne duhet të jemi të kujdesshëm me të gjithë njerëzit,mos t’i largojmë ata nga Islami për shkak të injorancës tonë.Por të jemi një forcë që t’i afrojmë më afër Allahut veprave të mira dhe

Xhennetit të përjetshëm.Kjo ngjarje është një mësim që shpresoj të mos e harroj kurrë.Një mësim që nuk jemi ne ata që gjykojme sepse ne nuk i dimë zemrat e njerëzve dhe historitë e tyre,por është Zoti që di dhe shikon gjithçka.Zoti është më i miri Gjykues.
Lajmipress