Puna e mirë nuk shpërblehet ndryshe pos me mirësi dhe shpërblime të mëdha nga Allahu, xhele ue ala. Muslimani e ka për obligim t’ia kthej selamin v
Puna e mirë nuk shpërblehet ndryshe pos me mirësi dhe shpërblime të mëdha nga Allahu, xhele ue ala.
Muslimani e ka për obligim t’ia kthej selamin vëllait të tij musliman në momentin kur ai e përshëndet me selam.
Muhamedi alejhi selam i stimuloi dhe i nxiti sahabët në shumë gjëra kur filloi thirrjen e tij në Islam, ndër to ishte edhe përhapja e selamit në mesin e tyre.
Selami êshtë urë lidhëse e dashurisë dhe mirëkuptimit vëllezëror mes atyre që nuk i kanë raportet e mira mes vete.
Përmes selamit ne e lusim Allahun që të na lëshoj bereqet, rahmet, paqe në mesin tonë.
Shpeshtimi i selamit nga ana yte ka mundësi ta rikthej në mikë të ngushtë personin që më parë e llogarisje armik krysorë tëndin.
Përkthim