Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar jep detaje për hyrje-daljet në Kosovë

HomeLajme

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar jep detaje për hyrje-daljet në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka dhënë sqarime në lidhje me hyrje-daljen nga shteti i Kosovës. Sipas Qendrës Kombëtare, të gjithë personat

Myftiu Tërnava jep mesazhin për Ramazanin, fton besimtarët të respektojnë masat kundër COVID-19
Dyshohet se xhandarmëria serbe sërish u fut brenda territorit të Kosovës
Shërohet Boris Johnson, doli negativ në testin e fundit të kryer

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka dhënë sqarime në lidhje me hyrje-daljen nga shteti i Kosovës.

Sipas Qendrës Kombëtare, të gjithë personat që hyjnë në Kosovë dhe e kanë të kryer testin për Covid-19, jo më të vjetër se 4 ditët e fundit nuk janë të obliguar të qëndrojnë në vetizolim, ndërsa në rastet kur nuk kanë test të kryer, ata nënshkruajnë deklaratën për vetizolim për 7 ditë.

Gjithashtu, kur ekipi mjekësor vlerëson se ata kanë simptoma të COVID-19, i japin udhëzimet e tyre se si të veprojnë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar po ashtu ka dhënë informacione në lidhje me hyrjen e qytetarëve në Kosovë.

Sipas tyre, shtetasit e huaj që nuk kanë test të COVID-19 duhet të kenë dëshmi të ligjshme për vendqëndrimin e tyre në Kosovë (leje qwndrim dhe kontratw qiraje, si dhe dwshmi tw tjera tw pranueshme). Kjo bëhet në mënyre që të sigurohet se ata do të respektojnë masën e vetë izolimit. Andaj ata persona që nuk paraqesin dëshmi të vendqëndrimit ku do ta mbajnë vetë izolimin nuk lejohet të hyjnë në Kosovë.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë studentët të cilët vijnë në Kosovë për nënshtrim të provimeve, me kusht që të kthehen ne vendet e tyre të njëjtën ditë. Hyrja bëhet duke dëshmuar identitetin studentor me një dokument të vlefshëm të lëshuar nga Institucioni përkatës Arsimor në Kosovë.

Qendra ka njoftuar se të gjithë ata që kanë për qëllim kalimin transit nëpër Kosovë, përjashtohen nga këto rregulla.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0