Reagim nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Lipjanit për djegien e Xhamisë së Vjetër në Magurë

HomeLajme

Reagim nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Lipjanit për djegien e Xhamisë së Vjetër në Magurë

Sot morëm informatën për diegien e Xhamisë së Vjetër në fshatin Magurë, e cila daton nga viti 1888, dhe e cila ka vlera të mëdha historike e tradicion

Xhamitë pritet të hapen në këtë datë, njofton sekretari i BIK-ut
Rrëfimi i prindërve të Hysni Gucatit: Djalin ia falëm Kosovës
Vepra qe ju fshin te gjithe punet e mira.

Sot morëm informatën për diegien e Xhamisë së Vjetër në fshatin Magurë, e cila daton nga viti 1888, dhe e cila ka vlera të mëdha historike e tradicionale.
Anëtarët KBI-së së Lipjanit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të parë për së afërmi gjendjen e xhamisë, e cila është djegur tërësisht.
Këshilli i Bashkësisë Islame të Lipjanit ka raportuar disa herë për gjendjen e kësaj xhamie, ani pse ka qenë e mbyllur, disa herë është thyer dera e saj nga azilkërkuesit.
Dje në takimin e KKSB-së, është raportuar dhe i është bërë thirrje institucioneve të sigurisë që të marrin parasysh gjendjen e kësaj xhamie, e cila frekuentohet shumë dhe është bërë vendbanim i azilkërkuesve.
Ne si Këshill, kërkojmë nga organet kompetente që të marrin masat e duhura për sigurinë e objekteve fetare dhe akterët e kësaj vepre të rëndë të dalin para drejtësisë.