Receta për Bakllava Turke

HomeKuzhina

Receta për Bakllava Turke

Bakllavaja është ëmbëlsira që nuk mungon në tavolinat tona në festat e fundvitit. Kjo recetë që ne japim këtu është ajo per bakllava turke që është më

A e dini pse në Kosovë quhet çaj i rusit?
Patate të pjekura me vezë
Drekë e gjelbër e pjekur në furrë: E lirë, e shijshme, dietale, e shkëlqyeshme!

Bakllavaja është ëmbëlsira që nuk mungon në tavolinat tona në festat e fundvitit. Kjo recetë që ne japim këtu është ajo per bakllava turke që është më e lehtë se ajo klasikja (Receta per Bakllava shqiptare). Duhet pak durim për përgatitjen e kësaj ëmbëlsire, por mundimi ia vlen kur kënaqim familjarët tanë.

Prep Time40 mins

Cook Time2 hrs

Total Time2 hrs 40 mins

Course: Dessert

Cuisine: Albanian

Keyword: embelsire, kuzhina shqiptare

Sasia: 12 persona

Kalori: 412kcal

  • 700 gr miell
  • 200 ml vaj misri
  • 70 ml qumësht
  • 70 ml kos
  • 2 të verdha veze
  • 1 kokërr vezë
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 600 gr gjalpë i shkrirë
  • 500 gr arra të qëruara e të grira për mbushjen
  • pak niseshte për të lyer petët

Përbërësit për sherbetin

  • 1.2 l ujë
  • 1.8 kg sheqer
  • pak vanilje sipas dëshirës
  • karafil

    Petët për bakllava

    • Sitet mielli dhe hapet në formë rrethore. Hidhen të gjithë përbërit brenda përveç gjalpit. Përzihet  masa me dorë  duke marrë pak nga pak miell, derisa të laget e gjithë masa e miellit.
    • Ngjishet brumi si brumë byreku  dhe mbështillet me qeskë kuzhine dhe lihet për një orë të pushojë. Më pas merret brumi dhe ndahet në tetë  pjesë.
    • Çdo pjesë ndahet në 10 toptha të vegjël. Merren 10 të parët dhe hapen me diametër  rreth 20 cm duke i spërkatur vetëm njëherë me niseshte. Pasi  janë hapur të 10 petët e para me diametër 20 cm, vendosen njëra mbi tjetrën. Bëhet një kryq me pec (okllahi) mbi petët duke i shtrënguar që të mos lëvizin.

    Përgatitja Bakllava

    • I hapim petët njëherësh me pec (okllahi) sa diametri i tepsisë që kemi. I shtrojmë në tepsi. Hedhim shtresën e parë të arrave.
    • Kështu vazhdojmë edhe me pjesët e tjera të brumit. Mbasi kemi hedhur dhe shtresën e fundit të petëve, e presim bakllavanë me kujdes në formë rombi dhe sipër  hidhet  gjalpi i shkrirë i nxehtë.

    Pjekja

    • Fusim bakllavanë turke të piqet ne furrë të nxehtë.
    • Piqet për 2 orë në temperaturën 140°C dhe 10 minuta në 200°C, (koha e pjekjes varet edhe nga lloji i sobës). Duhet të shohim që bakllavaja sipër të ketë marrë një ngjyrë të bukur. Pasi është pjekur, nxjerrim bakllavanë dhe e lemë të ftohet.
    • Sherbeti për bakllava turke hidhet 24 orë pas pjekjes.

    Përgatitja e sherbetit të Bakllavasë

    • Pasi vlon uji, hidhet 1.8 kg sheqer, vanilje, karafil sipas dëshirës. Pasi vlon për 5 minuta, e heqim nga zjarri dhe e lemë të ftohet pak dhe e hedhim sipër bakllavasë.
    • Lemë bakllavanë turke të ftohet komplet dhe e shërbejmë në copa.

     

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0