Shumë shpejt me Maqedoninë nuk do ju duhet testi për të kaluar kufirin

HomeLajme

Shumë shpejt me Maqedoninë nuk do ju duhet testi për të kaluar kufirin

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka qëndruar sot për vizitë në Maqedoninë e Veriut, ku është takuar me ministrin e Shëndetësisë, Venko

Shërohen 4 persona nga COVID-19, arrin në 63 numri i të shëruarve në Kosovë
Kinë/ Lirohen nga spitali të gjithë pacientët që u prekën me COVID-19
CoVid-19, shkon në 494 numri i të prekurve në Shqipëri, 25 viktima

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka qëndruar sot për vizitë në Maqedoninë e Veriut, ku është takuar me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Zemaj ka thënë se në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin rajonal, në veçanti gjatë menaxhimit të pandemisë Cpvid-19.

Në takim ndër të tjera është shqyrtuar edhe për hapjen e kufijve pa kushte.

Zemaj ka thënë se për këtë çështje mund të merret vendim në ditët në vijim.

“Jemi dakorduar për grupe të përbashkëta pune, për thellimin e bashkëpunimit si fushën e specializimeve dhe subspecializimeve dhe trajnimet e profesionistëve shëndetësorë të dy shteteve.Gjithashtu, biseduam edhe për vlerësimet dhe vendimet e përbashkëta rreth lehtësimit të kalimeve kufitare për çka dy qeveritë mund të vendosin ditët në vijim”, ka thënë ministri Zemaj.

Kujtojmë se ditëve të fundit numri i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë ka shënuar rënie por megjithatë numri i viktimave vazhdon të mbetet alarmant.