Si po ndihet Kurti sot në ditën që mund të jetë e fundit për të si kryeministër?

HomeLajme

Si po ndihet Kurti sot në ditën që mund të jetë e fundit për të si kryeministër?

Ndonëse sot mund të jetë dita e fundit e tij si kryeministër, Albin Kurti ka thënë se po ndihet shumë mirë. Ai në një prononcim të shkurtër për Kla

Masat anti-Covid, sonte nis ora policore në dhjetë komuna
Hoxha Fidaim Fazliu sot gëzon një jetim me shtëpi të re
“Shumë shpejt Kosova do ta ketë Qeverinë Hoti”

Ndonëse sot mund të jetë dita e fundit e tij si kryeministër, Albin Kurti ka thënë se po ndihet shumë mirë.

Ai në një prononcim të shkurtër për Klan Kosovën derisa po dilte nga banesa e tij tha se po shkon në mbledhjen e qeverisë ku do të merren disa vendime të rëndësishme.

“Shumë mirë. Në ora 10:00 kemi një mbledhje të qeverisë ku do të marrim disa vendime të rëndësishme. Vendimi i parë që do ta nënshkruaj tash menjëherë është ai për ndihmën nga 30,000 euro dy familjeve të minatorëve që humbën jetën fatkeqësisht në Minierën e Artanës”.

Kurti nuk ka treguar nëse pret që Kosova të ketë qeveri të re sot, derisa ka vazhduar drejt ndërtesës së Qeverisë për mbledhjen – që mund të jetë e fundit – e drejtuar nga ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0