Si të ndërtosh një shtëpi në Xhennet?

Homeartikuj

Si të ndërtosh një shtëpi në Xhennet?

Namazet sunnete të forta janë: dy para sabahut, katër para drekës dhe dy pas saj, dy pas akshamit dhe dy pas jacisë. Të gjitha këto bëjnë dymbëdhjetë,

4 Dobite mjeksore te syfyrit.
Edukata me Kur’anin?!
4 premtime nga Allahu ne Kuran.

Namazet sunnete të forta janë: dy para sabahut, katër para drekës dhe dy pas saj, dy pas akshamit dhe dy pas jacisë. Të gjitha këto bëjnë dymbëdhjetë, prandaj Muhammedi, salallahu alejhi ue selam, tha: “Ai që fal dymbëdhjetë rekate vullnetarisht (jashtë farzeve) brenda një dite dhe një nate, Allahu do t’i ndërtoj atij një shtëpi në xhennet”.

Është mirë falja e katër rekateve para ikindisë, dy para akshamit dhe dy para jacisë sepse transmetohet kështu nga Muhammedi, salallahu alejhi ue selam. Kur Muhammedi, salallahu alejhi ue selam, ishte në udhëtim nuk falte asnjë sunnet përveç sunnetit të sabahut dhe vitrit.

Sunnetet është mirë të falen në shtëpi, po edhe nëse falen në xhami nuk prish punë, por më mirë është në shtëpi se Muhammedi, salallahu alejhi ue selam, tha: “Namazi më i mirë i njeriut është ai që falet në shtëpi përveç farzeve”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0