SKANDAL – Profesori universitar i krahason me qentë endacakë besimtarët myslimanë që u falën në shesh

HomeLajme

SKANDAL – Profesori universitar i krahason me qentë endacakë besimtarët myslimanë që u falën në shesh

Në shenjë revolte ndaj mos hapjes së xhamive, disa besimtarë myslimanë dje, falën Ikindinë në shesh të Prishtinës. Të njëjtit ishin të vendosur lar

Qeveria Kurti publikon raportin e punës së 100 ditëve të qeverisjes (Dokument)
Kurti thotë se LVV do të vëzhgoj çdo hap të ndërrmarrjeve publike lidhur me konkurset e bordeve
Hoti: SHBA dhe BE janë të koordinuara për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

Në shenjë revolte ndaj mos hapjes së xhamive, disa besimtarë myslimanë dje, falën Ikindinë në shesh të Prishtinës.

Të njëjtit ishin të vendosur larg njëri-tjetrit duke mbajtur kështu distancën sociale, derisa një nga të pranshmit, thanë që kishin marrë leje përkatëse edhe nga Policia e Kosovës.

Por, duket se dikujt i ka penguar praktikimi i fesë. Shkrimtari dhe profesori kosovar, Gani Mehmetaj, ka ironizuar me këtë grup, derisa akuzon PDK-në për këtë veprim.

Ai thotë se organizimi u bë nga krahu islamik i PDK-së, madje këta besimtarë i krahasoi me qentë, ku edhe ka publikuar një fotografi të qenve endacakë në shesh.

Ky është postimi i plotë i tij:

Beduinët para shtatorës se Gjergj Kastriotit

Po u falet në rrugë do t’u rrah si qentë, i pati kërcënuar ish kryeministri i ndjerë Bajram Rexhepi, krahun islamik të Isisit, kur dolën me një copës beze të faleshin si beduinët në shkretëtirë. Islamikët e ulën bishtin dhe ikën.
E kisha në plan t’i rrihja dhe t’i tërhiqja zvarrë, me pati thënë kryeministri i ndjerë në një koktej kineastësh.

Dje islamikët e Partisë Demokratike të Kosovës, e provokuan rëndë rendin dhe qetësinë, e rrezikuan shëndetin publik, duke i ngrehur të prapmet drejt qiellit në Sheshin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”. Dje qeverisja e Vetëvendosjes ra në provim, sepse lejoi ushtarët e islamit të shpërfillnin shtetin dhe të përdhosnin Sheshin “Gjergj Kastrioti”.
Dje i dhamë një porosi të qartë evropianëve, forcat kriminale të islamit, përpiqen të na pengojnë ne integrimin evropianë, duan që ne të mbetemi vazhdimësi e arabëve, dhe anadollakëve, ashtu sikurse bëjnë çdo vjet islamikët në Tiranë.

Shteti nuk duhej të lejonte cirk- faljen, nuk duhej të ligështohej para islamikëve të Isisit, duhej të mbronte jetën e shëndetin e qytetarëve.
Krahu islamik i Partisë Demokratike të Kosovës prapë do të bëjë presion në shesh e në xhami, myslimanët janë instrument i fortë i tyre, por shteti nuk duhet t’ua luaj bishtin, por t’i godas. Është në rrezik jeta e kombit, sepse ata që do të falën në xhami a në shesh, pastaj do ta përhapin virusin si minjtë kolerën.

Pamje nga vendi ku u falen dje islamikët, pasdite u vërshuan nga qentë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0