TREGIM EMOCIONAL

Homeartikuj

TREGIM EMOCIONAL

Një ditë po shihja bijën time e cila mori një pjatë me pak fasule dhe pak oriz e i vendosi në një tabaka prej bakri, pastaj vendosi mbi të pak patëllx

Lexoi këto dy sure, sa herë që flë dhe sa herë që ngrihesh
Urtësia e dhurimit dhe e bamirësisë
Si mund të falet muslimani nëse është i izoluar në një vend të papastër?

Një ditë po shihja bijën time e cila mori një pjatë me pak fasule dhe pak oriz e i vendosi në një tabaka prej bakri, pastaj vendosi mbi të pak patëllxhan, kastravec dhe disa kokrra kajsi.

Nxitimthi po dilte nga shtëpia, ndërsa unë e pyeta: Për ku kështu?
Ajo më tha: Këto i kam për rojën e pallatit, më urdhëroi gjyshja për këtë.
I thashë: Merri dhe disa pjata të tjera dhe renditi ushqimet sipas llojit duke i ndarë dhe sistemuar, vendos në tabaka edhe një gotë me ujë, bashkë me të edhe një lugë, një pirun dhe një thikë.

U kthye për të bërë atë që i thashë dhe në kthim më pyeti: Përse duhet ta bëja gjithë këtë?
I thashë: Ushqimi është sadaka prej pasurisë ndërsa renditja dhe paraqitja në formë estetike është sadaka që buron nga shpirti. E para ngop stomakun ndërsa e dyta mbush zemrën.
E para bën që roja të ndjehet sikur ne i dërguam atë që na ka ngelur nga ushqimi, ndërsa e dyta e bën atë të ndjehet si një mik i afërt ose mysafir i nderuar.

Ka ndryshim të madh midis dhënies me pasuri dhe dhënies me shpirt sepse kjo e fundit është më madhështore dhe e pëlqyer si tek Zoti ashtu edhe tek i varfëri.
Prandaj le të jetë bujaria e rrethuar me mirësi dhe butësi dhe jo me përçmim dhe ofendim.

Nga: Ali TANTAVI