Viktima të tërmetit në Turqi janë edhe dy persona me prejardhje nga Kosova

HomeLajme

Viktima të tërmetit në Turqi janë edhe dy persona me prejardhje nga Kosova

Dy qytetarë në Izmir, me prejardhje nga Kosova janë në mesin e viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë dhe Greqinë më 30 tetor. Ambasada

Nis peticioni për anulimin e dërgesës nga Serbia
Vjosa Osmani , jep dorheqje neser?
LDK lëshoi mbledhjen e Kryesisë, shkak i mospajtimeve për nismën ligjore të Vjosa Osmanit

Dy qytetarë në Izmir, me prejardhje nga Kosova janë në mesin e viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë dhe Greqinë më 30 tetor.

Ambasada e Kosovës në Ankara ka konfirmuar se dy persona nga familja Doğrayan në Izmir kanë vdekur si pasojë e tërmetit.

“Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të Republikës së Kosovës të vdekur”, thuhet në një postim të ambasadës në llogarinë e saj në Facebook.

Autoritetet turke kanë konfirmuar se të paktën 35 persona kanë vdekur në Izmir, ndërkaq, autoritetet greke kanë thënë se dy persona kanë vdekur në ishullin grek Samos.