Zvicra ashpërson masat kundër valës së dytë të COVID-19

HomeLajme

Zvicra ashpërson masat kundër valës së dytë të COVID-19

Autoritetet zvicerane kanë paralajmëruar masa më të rrepta për ta parandaluar valën e dytë të COVID-19 që po e godet vendin. Ndër të tjera, këto ma

70 persona të karantinuar në konvikte po agjërojnë
Grenell: Zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, është në top prioritetet kryesore të administratës Trump
Rritet numri i rasteve: + 14 të reja e vetëm 2 të shëruar

Autoritetet zvicerane kanë paralajmëruar masa më të rrepta për ta parandaluar valën e dytë të COVID-19 që po e godet vendin.

Ndër të tjera, këto masa përfshijnë edhe bërjen obligative të mbajtjes së maskës si dhe ndalimin e tubimeve në shkallë të gjerë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Grumbullimet me më shumë se 15 persona në vende publike do të ndalohen nga e hëna dhe maskat duhet të mbahen në të gjitha vendet e mbyllura publike.

Detyrimi për të mbajtur maskë vlen edhe në dyqane, banka, kisha dhe kinema, ka bërë të ditur qeveria zvicerane.