“Shqiponjat” fluturojnë mbi Kullën e Jasharëve për 28 Nëntor (FOTO)

HomeLajme

“Shqiponjat” fluturojnë mbi Kullën e Jasharëve për 28 Nëntor (FOTO)

Mëngjesin e 28 nëntorit disa paragllajdistë, me flamurin kuq e zi, fluturuan mbi Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Këto momente të jash

Të shoqin ia mori kanceri, shtëpia po i ‘merr’ frymën! Historia e trishtë e 29 vjeçares?!
Durrës/ Besimtarët falin namazin në sheshin pranë xhamisë (Foto)
Dr. Shefqet Krasniqi – Ja pse nuk tregova se isha në UÇK

Mëngjesin e 28 nëntorit disa paragllajdistë, me flamurin kuq e zi, fluturuan mbi Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Këto momente të jashtëzakonshme i kapi fotografi Sefer Aliqkaj.

“Qielli kuq e zi sot mbi Prekazin Legjendar”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Fotografitë e Aliqkajt u shpërndanë edhe nga kryetari i Skënderajt dhe djali i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari.

“Pamje e jashtëzakonshme dhe madhështore nga fluturimi i paragllajdistëve mbi Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Lavdi dëshmorëve të Lirisë!”, ka shkruar ai.

Në Prekaz, gjatë ditës së sotme, kanë bërë homazhe udhëheqësit politikë dhe shumë qytetarë.

Fotografitë e Sefer Aliqkajt mund t’i shihni më poshtë: