Veçori të Natës së Kadrit

Homeartikuj

Veçori të Natës së Kadrit

Në këtë Natë të begatë zbresin engjëjt për shkak të bereqetit të madh të saj, pra engjëjt zbresin bashkë me bereqetin dhe mëshirën e kësaj nate, ashtu

Mënyra më e lehtë për të larguar nervozizmin?
Perse duhet te lexojme historite e popujve qe jetuan me pare?
6 Dobitë e hapjes së iftarit me hurma dhe ujë

Në këtë Natë të begatë zbresin engjëjt për shkak të bereqetit të madh të saj, pra engjëjt zbresin bashkë me bereqetin dhe mëshirën e kësaj nate, ashtu siç ata zbresin në tubimet e leximit të Kuranit dhe përkujtimit të Zotit.

Nata e Kadrit është qetësi dhe paqe, pra në të nuk gjen vend e keqja deri në agim.
Në Natën e Kadrit bëhen përcaktimet e vitit, pra se çfarë do të jetë dhe do të ndodhë në këtë vit, nga kjo Natë e Kadrit e deri në tjetrën natë të kadrit.
Qëllimi me përcaktimin në këtë natë është përcaktimi vjetor, ndërsa përcaktimi ekzistues në Leuhi El-Mahfudh është i përfunduar që 50 mijë vjet përpara krijimit të universit.

Në këtë Natë të begatë falen mëkatet.

Profeti alejhi selam ka thënë: “ Kush falet Natën e Kadrit me besim dhe shpresë (në shpërblim) do ti falen mëkatet e mëparshme.” Buhariu dhe Nesaiu.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0