Vjosa Osmani , jep dorheqje neser?

HomeLajme

Vjosa Osmani , jep dorheqje neser?

Pas një sërë takimesh, mospajtimesh në ndarje të pushtetit, Kurti dhe Isa Mustafa nga LDK arritën një marrëveshje që u quajt “Koalicioni i Shpresës”.

Turqi, rritet në 908 numri i të vdekurve nga COVID-19
Marku nokauton kundërshtarin që në raundin e parë (VIDEO)
Edhe Prishtina futet në karantinë, 20 raste rezultuan me koronavirus

Pas një sërë takimesh, mospajtimesh në ndarje të pushtetit, Kurti dhe Isa Mustafa nga LDK arritën një marrëveshje që u quajt “Koalicioni i Shpresës”.

Por, as 50 ditë të plota, madje në mes të pandemisë COVID19, ky koalicion u thye, që rezultoi me një mocion mobesimi nga ana e LDK-së për rrëzimin e qeverisë Kurti, i cili u mbështet nga opozita, shkruan Indeksonline.

Por, dikush doli kundër kësaj seance, ishte pikërisht kandidatja për kryeministër nga LDK, Vjosa Osmani, njëherit kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

E njëjta refuzoi më pas edhe të merr pjesë në mbledhjet e Këshillit të LDK-së, por edhe u distancua nga çdo deklaratë e partisë së saj, madje pati edhe konflikte verbale me zëra të fuqishëm nga partia e saj.

Në anën tjetër, vet Kurti në një intervistë nuk e mohoi bashkëpunimin e tij me Osmanin.

E kjo e fundit nesër thirri një konferencë për medie. Kjo thirrje e saj vjen menjëhërë pasi që presidenti Hashim Thaçi, i ka dhënë sot mandatin Avdullah Hotit që të formojë qeverinë e re.

Ndonëse Zyra e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk ka dhënë detaje se për çfarë ka thirrur Osmani këtë konferencë, duke marrë parasysh deklaratat dhe veprimet e saj, vjen edhe dyshimi nëse e njëjta nesër në orën 12:00 do të tërhiqet nga posti që mbanë.

Ajo do t’i adresohet qytetarëve nga Oborri i Kuvendit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1